Kompanitë franceze të interesuara të investojnë në Kosovë

Prishtinë | 14 Nën 2016 | 15:20 | Nga

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë,  Didier Chabert. Temë e takimit ishte thellimi i bashkëpunimit ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës.

Ministrja Bajrami e informoi ambasadorin francez rreth proceseve reformave ekonomike që ka ndërmarrë Kosova në funksion të përmirësimit të ambientit të të bërit biznes si dhe implementimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim.

Në anën tjetër, ambasadori, Chabert shprehu gatishmërinë e shtetit francez për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike me Republikën e Kosovës. Ambasadori, Chabert njoftoi ministren Bajrami rreth rritjes të interesimit të kompanive franceze për të investuar në Kosovë.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që të intensifikohet puna e përbashkët institucionale me qëllim të identifikimit të projekteve konkrete dhe bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe investimeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme