Komuna e Drenasit dhe MAP, marrëveshje për dy shkolla të reja

Drenas | 30 Gus 2017 | 17:02 | Nga

Kryetari Lladrovci nënshkruan edhe dy marrëveshje mirëkuptimi me Ministrinë  e Administratës Publike për ndërtimin e dy shkollave

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe sekretari i Ministrisë së Administratës Publike, Arton Berisha, kanë nënshkruar dy marrëveshje mirëkuptimi për ndërtimin e dy objekteve shkollore në Komunën e Drenasit.

Këto marrëveshje mirëkuptimi ndërmjet Komunës së Drenasit dhe Ministrisë së Administratës Publike, kanë për qëllim ndërtimin e Shkollës Profesionale në Komoran dhe ndërtimin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët  në fshatin Fushticë e Eperme. Ndërtimi i këtyre dy objekteve shkollore do të fillojnë gjatë këtij viti, njofton Komuna e Drenasit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme