Komuna e Drenasit kërkon nga qytetarët të kenë kujdes gjatë vozitjes

Prishtinë | 11 Jan 2022 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Drenasit kërkon nga gjithë qytetarët të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, për shkak të temperaturave të ulëta që kanë shkaktuar ngrica në gjithë vendin.

Kompania për pastrimin e rrugëve është në teren, duke shpërndarë kripën dhe në vende të caktuara edhe zhavor, por pavarësisht se rrugët janë gati plotësisht të pastruara, për shkak të temperaturave të ulëta, rreziku është evident, nëse vozitësit nuk janë të pajisur me pajisje dimërore.

Nëse vozitësit janë të pajisur me pajisje dimërore, të gjitha rrugët janë lehtësisht të kalueshme. Prandaj kërkojmë edhe njëherë nga gjithë qytetarët të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe të shmangin daljet e panevojshme.

Të ngjashme