Komuna e Fushë Kosovës do të bëjë mbarësimin artificial të 100 krerë gjedheve

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar të gjithë fermerët e kësaj komune se do të bëhet mbarësimi artificial i 100 krerë gjedheve për vitin 2019-t.

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se shpenzimet e mbarësimit artificial i bart komuna.

Njoftimi i plotë:

Njoftohen fermerët e komunës së Fushë-Kosovës se në bazë të kontratës (nr. i prokurimit 612 19 3696 221 dhe nr. i brendshëm 612 19 045 221 ) për “Vaksinimin e shtazëve dhe shpezëve në territorin e Komunës së  Fushë-Kosovës” është paraparë edhe mbarësimi artificial i 100 krerë gjedheve për vitin 2019, kështu që të interesuarit mund të lajmërohen në numrin kontaktues: 044 268-141 dhe 044 611-624. Shpenzimet e mbarësimit artificial i bartë Komuna.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme