Komuna e Gjilanit me 140 mijë euro borxhe për rrjetin e ndriçimit publik

Prishtinë | 07 Maj 2018 | 09:12 | Nga

Borxhi i krijuar nga shfrytëzimi i ndriçimit publik i Komunës së Gjilanit ka arritur në 140 mijë euro.

Sipas komunarëve mungesa e buxhetit po e pamundëson shlyerjen e borxhit, ndaj KEDS-i po e ndërpret ndriçimin publik në disa lagje dhe fshatra të kësaj komune.

Pushteti komunal po planifikon që të mos merret me rrjetin e ndriçimit publik në Komunën e Gjilanit dhe se rrjeti t’i kalohet ndonjë kompanie private, e cila do të duhet që të shprehë interesin dhe marrjen pjesë në procedurat që do të zhvillojë komuna, ku palët do të duhet të dakordoheshin për nënshkrimin e një marrëveshje të Partneritetit Publiko-Privat (PPP).

Në rast se kompania private do të marrë përsipër menaxhimin e rrjetit të ndriçimit publik, ajo duhet të paguajë shpenzimet dhe mirëmbajtjen dhe krijimin e të hyrave. Ndërsa synimi tjetër është kursimi i energjisë elektrike me poçe ekonomike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme