Komuna e Mitrovicës njofton për fshirjen e borxheve të veriut në taksat komunale

Prishtinë | 10 Pri 2018 | 15:03 | Nga

Bordi i Drejtorëve stë Komunës së Mitrovicës sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt ku janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës.

Fillimisht në këtë mbledhje drejtori për Financa, Shukri Gashi, ka njoftuar ekzekutivin lidhur me vendimin për fshirjen e borxheve në sistemin e taksave komunale për pjesën veriore, po ashtu  drejtori Gashi ka kërkuar nga drejtorët  që të caktojnë prioritetet e pagesave për drejtoritë tyre.

Gashi, njëkohësisht njoftoi ekzekutivin  se falë punës dhe bashkëpunimit të mirë inkasimi i tatimit në pronë është rritur për 40%.

Në anën tjetër drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Musa Dragaj, edhe në këtë mbledhje ka trajtuar çështjen e sanimit të dëmeve tek varrezat e dëshmoreve.

Me këtë rast ekzekutivi u dakordua që të ndiqen procedurat e rregullta të tenderimit, që për hir të familjarëve dhe qytetarëve të komunës sonë, sa më shpejtë të sanohen dëmet tek varrezat e dëshmorëve.

Ndërsa nga Drejtori i Mjedisit, Asllan Isufi, është njoftuar që nga nesër në tërë qytetin e Mitrovicës do të filloj vendosja e kontejnerëve të rinj, ndërsa të premten do të këtë edhe një ceremoni ku të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues të GIZ-it.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme