Komuna e Mitrovicës jugore ka reaguar pas kritikave që janë bërë ndaj saj, lidhur me mos përfshirjen në pllakën përkujtimore edhe të vrarës nga komuniteti rom, Elizabeta Hasani.
Në pllakën e re të zbuluar me emrat e të masakruarave në vitit 1999 në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë, kanë qenë vetëm 6 persona.
Kjo ka ngjallur reagim nga Shkëlzen Gashi e më pas edhe nga organizata jo qeveritare që veprojnë në Mitrovicë, për mos përfshirje të emrit edhe të Elizabeta Hasanit.
Por, në sqarimin e saj komuna ka theksuar se sipas informacioneve zyrtare që ata kanë pasur në këtë masakër janë vrarë 6 persona.
Njoftimi i plotë:
Sqarim për opinionin publik lidhur me mos përfshirjen e emrit të vogëlushes Elizabeta Hasani në pllakën përkujtimore •
Komuna e Mitrovicës priti me shqetësim reagimin e djeshëm të z. Shkëlzen Gashi, për mungesën e emrit të vogëlushes së ndjerë Elizabeta Hasani nga komuniteti rom, në pllakën përkujtimore kushtuar viktimave të masakrës së 13 Marsit 1999 në tregun e Mitrovicës, ku sipas informatave zyrtare të cilat i kemi pasur deri më tani të siguruara nga zyra rajonale e KMLDNJ-së, dhe zyra për viktimat e luftës në kuadër të Drejtorisë̈ për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, kanë figuruar 6 të vrarë dhe 128 të plagosur, disa më rëndë e disa më lehtë. Të dhënat e njëjta kanë qëndruar për 20 vite edhe në pllakën e vjetër përkujtimore e cila është zëvendësuar me pllakën e re, pa asnjë̈ reagim.
Komuna e Mitrovicës asnjëherë nuk ka marrë veprime diskriminuese dhe paragjykuese, përkundrazi gjithmonë̈ ka pasur qasje progresive ndaj komuniteteve pakicë në Mitrovicë, gjë që dokumentohet me takime të shpeshta në Komunë dhe në komunitetet, por edhe me investime infrastrukturore në lagjet ku kryesisht jetojnë̈, dhe jemi komuna e vetme në Kosovë qe e kemi Qendrën e Kulturës enkas për komunitete, ku i zhvillojnë̈ aktivitetet e tyre kulturore, debatet mbi forcimin e rolit të gruas e të rinjve dhe integrimin e plotë në shoqëri.
Duam të theksojmë̈ se një̈ vit para ngritjes së pllakës përkujtimore, respektivisht me datë 03.04.2019, kemi bërë thirrje publike përmes ëeb faqes zyrtare të komunës për gjithë̈ ata që kanë informata për viktimat dhe të lënduarit, që të lajmërohen në zyrën tonë për të pasur evidence sa më të plotë.
Gabimi eventual edhe pse pa fajin e Komunës dhe pa asnjë qëllim do të përmirësohet pa asnjë̈ hezitim. Po ashtu mendojmë̈ se roli i shoqërisë civile është të këshilloj dhe sugjeroj e jo të sulmoj pa ndonjë̈ debat paraprak. Tek e fundit as ata nuk mund të i ikin përgjegjësisë për fshehje të faktit krejt këto vite, nëse i kanë pasur në dispozicion.