Komuna e Prishtinës blen 500 mijë euro biçikleta, qytetarët nuk pajtohen me idenë

Prishtinë | 29 Gus 2023 | 08:20 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Prishtinës ditë më parë ka nënshkruar kontratën për blerjen e biçikletave në vlerë 500 mijë euro. Sipas kontratës, një biçikletë ka vlerë prej 2,744 euro, raporton Ekonomia Online.

Ekonomia Online i ka pyetur disa qytetarë lidhur me këtë kontratë. Disa prej tyre u shprehën të pakënaqur me investimin e komunës së Prishtinës.

Bislim Ademit, qytetar i Prishtinës kjo blerje nuk iu duk e arsyeshme.

“Po më doket që s’osht e rrugës sepse ka ma prioritare tjera punë më kry se me ble biçikleta por ata vendosin vet fundi i fundit, s’po e shoh të arsyeshme kurrgjo këtë punë”.

Një qytetar tjeter i quajti këto eksperimente.

Sipas Fetah Dragushës, Prishtina nuk ka infrastrukturë që i përshtatet ngasjes së biçikletave.

“Nuk di, është e çuditshme, këtu udhëheqësia tek ne si në nivelin qendër ashtu edhe lokal, që cili vjen bënë eksperimente, herë ia qëllojnë e më shumë nuk ia qëllojnë hiq, sepse Prishtina ka njëfarë infrastrukture që nuk mund t’i përshtatet biçikletave, për kundër asaj që është e dëshirueshme”.

Rrahim Gashi, u shpreh se duhet të investohet në pensione e arsim.

Ndërkaq, Avdullah Parduzi tha se ky investim është shumë i shtrejtë për komunën e Prishtinës.

“Mendimi im është ndoshta kishin pas nevojë popullata, me e marrë ndonjë biçikletë gratis por si do qoftë, por sa i përket çështjes ka nevojë paratë të shkojnë për shembull drejtë nga pensionet e pleqërisë edhe për shkollimin e fëmijëve, vetëm kisha me iu thanë për të pas kujdes, sidomos me punu me popull jashtëzakonisht, në qoftë se punon me popull atëherë edhe ka prosperitet”

“Mendoj që është një shumë e shtrenjtë në këtë  kohë me u bo investime komuna e Prishtinës 3 000 mijë euro një biçikletë, në këtë varfëri, mendoj se ato janë të mira për me i hjek automjetet sado pak me e mirëmbajte ambientin, sepse ambienti është shumë i ndotur, vetëm në këtë kohë po më duket shumë i shtrenjtë 3 000 euro një biçikletë në këtë kohë, në këtë krizë, për mu është shumë e shtrenjtë se nuk është gjë e keqe por e shtrenjtë”.

Të ngjashme