Komuna e Prishtinës: Gjoba ndaj kompanive që lënë kabllot në rrugë

Prishtinë | 19 Mar 2019 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka reaguar ndaj kabllove të cilat nuk i largojnë kompanitë pas intervenimeve.

Përmes një njoftimi, Komuna ka thënë se KEDS-i me ndërrimin e shtyllave, kabllot e kompanive të tjera po mbesin në rrugë, të cilat po krijojnë kaos.

Madje Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar edhe gjoba ndaj tyre.

“Ka shumë raste që KEDS ndërron shtyllat, e kabllot e kompanive të tjera (telefon, internet, etj) mbesin në rrugë. Jemi duke i kontaktuar me radhë, dhe tashmë disa prej tyre kanë filluar t’i largojnë. Nuk do ta tolerojmë këtë kaos nëpër lagjet e Prishtinës. Kompanitë që nuk i largojnë kabllot e tyre, do të gjobiten”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Ka shumë raste që KEDS ndërron shtyllat, e kabllot e kompanive të tjera (telefon, internet, etj) mbesin në rrugë.Jemi…

Posted by Komuna e Prishtinës on Tuesday, March 19, 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme