Sot në Komunën e Prishtinës është nënshkruar memorandumi në mes Shoqatës së Vlerësuesve të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës. Ky memorandum parasheh trajnimin e shërbyesve civil të Komunës së Prishtinës nga Shoqata e Vlerësuesve të Kosovës.
Në emër të Shoqatës së Vlerësuesve të Kosovës memorandumin e nënshkroi kryetari i kësaj shoqate, Dardan Latifi, ndërkaq në emër të Komunës së Prishtinës, Kryetari, Shpend Ahmeti.