Komuna e Prishtinës po hetohet për lejet ndërtimore (Dokument)

Prishtinë | 01 Pri 2017 | 12:26 | Nga

Komuna e Prishtinë i dha kundërligjshëm leje për ndërtim kompanisë “Dervisholli Group”. Këtë konstatim e nxori dje Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, pas ankesës që e kishin deponuar banorët përgjatë rrugës “B”, në lagjen Mati 1 (pjesa nga ndërtesat e “LIN Projektit” në veri, deri te ndërtesat e “Ing Engineeringut” në jug), transmeton lajmi.net.

Megjithatë, rasti po rezulton të jetë edhe më kompleks.

Siç mëson lajmi.net nga burime brenda Komunës së Prishtinës, pronar i tokës ku kompania “Dervisholli Group” kishte nisur këtë ndërtim është Ismet Gashi, i cili njëherësh është edhe pronar i Kolegjit “Dardania” ku janë të punësuar dy zyrtarët kryesorë përgjegjës për leje dhe planifikim në Komunën e Prishtinës.

Stafi Akademik i Kolegjit Dardania

Sipas tij, në Kolegjin “Dardania” punojnë zyrtarët kryesorë të Komunës së Prishtinës, që merren me planifikimin dhe ndërtimet si Burbuqe Hydaverdi, e cila punon si Shefe e Sektorit për Planifikim në Drejtorinë për Urbanizëm, Ndërtim dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Prishtinës, bashkë me kolegun e saj, Ferit Fazliu, i cili në Komunën e Prishtinës mban pozitën e Shefit të Sektorit për Ndërtim.

Banorët kanë ngrehur dyshime në falsifikimin e planit urbanistik pasi në shkresën e tyre drejtuar Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ata kishin shkruar se Komuna e Prishtinës nuk i ka respektuar as kriteret ligjore të planifikimit, ndërtimit, as të ligjit për rrugët dhe as të planit zhvillimor urban lidhur me kushtet ndërtimore dhe distancat në mes të objekteve, ku edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ju dha plotësisht të drejtë banorëve.

Sipas përgjigjes së Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, që nga viti 2013 pas inspektimit të bërë, kjo ministri i kishte dhënë urdhër Drejtorisë së Urbanizmit që vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të planit rregullues urban “ MATI 1”, i miratuar në Kuvendin Komunal të Prishtinës më datë 20.07.2011 të anulohej, pasi ishte në kundërshtim me ligjin, si dhe të gjitha lejet ndërtimore të dhëna të anulohen.

Sipas këtij institucioni, asnjëherë nuk ishte zbatuar ky vendim i ministrisë nga Drejtoria e Urbanizmit në Komunën e Prishtinës dhe as tash kur i është dhënë leje ndërtimore kompanive që të ndërtojnë ndërtesa banimi në atë zone e që sipas banorëve përbënë vepër penale. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor sipas ligjit të inspektoratit LIGJI Nr. 04/L-175 mund të shqiptoje gjoba, ndëshkime dhe të bëjë edhe kallëzime penale bazuar në të drejtat, detyrimet dhe autorizimet e inspektorit të po këtij ligji.

vendim1

vendim2

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme