Komuna e Prishtinës prezanton sot autobusët e rinj

Prishtinë | 11 Jan 2017 | 07:58 | Nga

Në hapësirat e ndërmarrjes “Trafiku Urban”, sot do të bëhet prezantimi i autobusëve të rinj, të cilët janë faktorë të rëndësishëm në projektin e reformimit të trafikut urban në kryeqytet.

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratën me kompaninë IVECO për furnizim me 51 autobusë të rinj. “Iveco Czech Republic, a.s.” e cila është shpallur fitues nga Komuna e Prishtinës për furnizim me autobusë të rinj për “Trafikun Urban”.

Për ta realizuar këtë iniciativë, Komuna Prishtinës në emër të “Trafikut urban” ka kërkuar hua nga Banka për Rindërtim dhe Zhvillim në vlerë prej mbi 10 milionë euro. Ndërkaq, marrëveshjen për garanci shtetërore, e cila garanton kredinë është nënshkruar edhe nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe është miratuar nga Kuvendi.

Në këtë prezantim do të marrin pjesë Shpend Ahmeti, Kryetar i Komunës së Prishtinës; Lin O’Grady, zëvendësdrejtoreshë në Departamenti për Infrastrukturë Komunale dhe Mjedisore në BERZh; Ivo Šilhavý, Ambasador i Republikës së Çekisë në Kosovë; Elena Petrovska, Drejtoreshë për Kosovë në BERZh; si dhe Antoine Garnier, anëtar i Bordit dhe Drejtor Industrial në IVECO Bus.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme