Komuna e Prishtinës reagon pas pretendimeve për parregullsi në procesin e legalizimit, kërkon trajtim nga drejtësia

Prishtinë | 31 Kor 2026 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka reaguar pas publikimit të materialeve që përmbajnë pretendime për parregullsi të mundshme në procesin e legalizimit të objekteve në kryeqytet.

Në reagimin e publikuar nga Komuna e Prishtinës thuhet se institucioni do të ofrojë bashkëpunim të plotë me organet e drejtësisë gjatë gjithë procesit.

“Kryeqyteti do të ofrojë bashkëpunim të plotë me organet e drejtësisë”, thuhet në reagim.

Po ashtu, Komuna ka bërë të ditur se pas vendimit të Prokurorisë do të ndërmerren të gjitha veprimet dhe procedurat ligjore ndaj kujtdo që rezulton se ka shkelur ligjin.

“Pas vendimit të Prokurorisë, do t’i ndërmarrim pa asnjë hezitim të gjitha veprimet dhe procedurat ligjore ndaj kujtdo që rezulton se ka shkelur ligjin”, thuhet në reagimin e Kryeqytetit.

Të ngjashme