Zjarri në fabrikën në Gjakovë, policia: Rasti është në fazën fillestare të hetimeve

Prishtinë | 29 Kor 2026 | 20:05 | Nga Ekonomia Online

Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës, konfirmoi për Gazetën Express se sot rreth orës 16:10, është pranuar informata se një fabrikë në fshatin Osek Hilë, në Gjakovë, është përfshirë nga zjarri.

Krasniqi tha se njësitet relevante policore janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Zjarri është lokalizuar dhe është shuar. Si pasojë e zjarrit nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha Krasniqi.

Sipas saj, rasti është në fazën fillestare të hetimeve dhe është duke u trajtuar nga Njësia e Hetimeve Rajonale.

Të ngjashme