Komuna e Rahovecit mban takim publik me qytetarë për Planin Zhvillimor Komunal

Prishtinë | 05 Tet 2018 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Në sallën e kuvendit komunal të Rahovecit u mbajt takim publik me qytetarë për Planin Zhvillimor të Komunës së Rahovecit. Gjatë debatit është bërë prezantimi i katër fazave: Profili i komunës, Vlerësimi i gjendjes ekzistuese, Korniza e zhvillimit hapësinor dhe Skenarët e propozuara hapësinore.

Rumir Zhuniqi, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në hapje të debatit u shpreh se siç edhe mund ta shihni përmes video projektorit do të bëhet prezantimi i PZHK-së si Profili i komunës, Vlerësimi i gjendjes ekzistuese, Korniza e zhvillimit hapësinor dhe Skenarët e propozuara hapësinore. Ky prezantim do të bëhet nga zyrtarët e kompanisë, e cila është kontraktuar nga komuna për përgatitjen e Planit Zhvillimor Komunal.

Arjanit Bytyqi, zyrtar nga  kompania e kontraktuar për përgatitjen e PZHK-së, bëri prezantimin e draft të ri të PZHK-së i cili tha se informatat janë marrë nga PZHK-ja aktuale, drejtorët e drejtorive komunale si dhe nga enti i statistikave të Kosovës. Në kuadër të këtij plani do të fuzionohen edhe plane tjera që janë përgatitur nga komuna.

“Ju njoftoj se debate të ngjashme do të mbahen edhe në lokalitetet, tjera si në fshatin Krushë e Madhe, Opterushë, Xërxe, Ratkoc, Çifllak dhe Drenoc, sigurisht që materialet dhe njoftimet për organizimin e debateve do ti merreni me kohë”, ka shtuar Bytyqi.

Tutje Bytyqi u shpreh se komunat janë të obliguara që për çdo vit të bëjnë vlerësimin e zbatimit të PZHK-së, pasi që ky dokument është dokumenti kryesor i komunës dhe se në mënyrë detale janë analizuar, të gjitha ato që duhet të jenë në kuadër të PZHK-së.

Selami Hoti, kryetar i këshillit të fshatit Krushë e Madhe tha se sot morëm informata për njërin nga dokumentet më të rëndësishme të komunës,  por që kontribut në këtë pik do të japim në debatet, që presim që ti organizoni nëpër lokalitete tjera të komunës dhe pasi që kemi edhe në këtë dokument.

Të ngjashme