Komuna e Vushtrrisë vazhdon vendosjen e pllakave përkujtimore në shtëpitë që ishin shndërruar në shkolla

Prishtinë | 15 Mar 2023 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, sot ka vendosur pllakë përkujtimore në shtëpi-shkollën e veprimtarit Zymer Hazirit bashkë me familjarë e veteranë të UÇK-së.

Ai pikërisht në 28-vjetorin e vdekjes së veprimtarit vendosi pllakën për të kujtuar mbijetesën e arsimit shqip në kohën e okupimit serb.

Postimi i plotë i Idrizit:

SHTËPI – SHKOLLË

Simbol i mbijetesës i arsimit shqip në Kosovë (1990-1994)

Në 28-vjetorin e vdekjes së veprimtarit Zymer Haziri, bashkë me familjarë, veprimtarë e veteranë të UÇK-së, në shtëpinë e Zymer Hazirit në Vushtrri, në të cilën u mbajt mësimi shqip në rrethana të okupimit serb, u vendos pllaka përkujtimore, për të shënuar mbijetesën e arsimit shqip në atë kohë.

Të ngjashme