Komunitetet kërkojnë më shumë buxhet – Krasniqi thotë se këtë vit janë ndarë 1 milion euro

Prishtinë | 08 Nën 2022 | 13:06 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizatat Syri i Vizionit, Balkan Sunflowers Kosova, Roma and Ashkali Documentation Center dhe Voice of Roma, Ashkali and Egyptians – në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal kanë mbajtur konferencën “Buxheti komunal i planifikuar për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian” që ka për qëllim qasjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në implementimin e buxheteve komunale, raporton Ekonomia Online.

Në këtë konferencë u diskutuan buxhetet komunale të komunave të Ferizajt, Fushë-Kosovës, Gjakovës, Pejës dhe Prizrenit.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, tha se për këtë vit janë ndarë 1 milion euro për projekte infrastrukturore për komunitetet në Kosovë.

Ai shtoi se nga viti 2021 në këtë ministri është krijuar një program prej 3 milionë eurosh që janë financuar projekte të ndryshme.

Ai ka sqaruar se në 30 komuna janë caktuar zyrtarë për mbrojtje nga diskriminimi.

“Planifikimi buxhetor është pjesa më e rëndësishme për përmasimin e jetës. MAPL-ja për vitin 2022 ka ndarë 1 milion euro për projekte infrastrukturore për komunitetet në Kosovë. Në vitin 2021 Kemi krijuar një program të ri vitin e kaluar kanë qenë 3 milion euro që janë financuar projekte të ndryshme, e mira shtesë e këtyre mbështetjeve është që kanë nxitur komunat që të investojnë në zonat që për disa kohë nuk ka pasur investime”.

“Këtë vit kemi financuar mbi 28 projekte dhe do të vazhdojmë edhe vitin tjetër. Në Gjakovë ka qenë një deponi ilegale që kemi filluar ta largojmë nga aty dhe do të krijohet një park. Në 30 komuna janë caktuar zyrtarë për mbrojtje nga diskriminimi. Synimi i Qeverise është nxitja e fokusit për grupet e margjinalizuara. Për ndryshim e situatës nuk mjafton vetëm angazhimi i institucioneve por duhet edhe angazhimi i vetë minoriteteve” tha ai.

Nita Panduri drejtoreshë e Administratës në komunën e Pejës, tha se kanë ndarë 200 mijë euro për investime kapitale në pjesët ku jetojnë më shumë komunitete.

“Për vitin e ardhshëm në komunën e Pejës  janë ndarë 269 mijë euro buxhet nga të cilat 200 mije janë për investime kapitale. Në këto 200 mijë euro do të bëhen investime në infrastrukturën në pjesët ku ka më shumë pjesëtarë nga këto komunitete, pjesa më e madhe e ndarë për komunitete është e ndarë për investime kapitale. Ne funksionojmë shumë mirë në këtë aspekt kërkesat e komuniteteve adresohen saktë tek ne”, tha ajo.

Vjosa Shabani zyrtar për Financa nga komuna e Ferizajt, tha se në këtë komunë çdo vit bëhet rritja e buxhetit për Zyrën për Komunitete dhe Kthim.

“Në çdo viti bëjmë rritje të buxhetit për mallra dhe shërbime në zyrën për komunitete. Zonat ku banojnë komunitete janë zona që nuk është gjendja edhe e mirë”.

“Projektet nuk i kemi të ndara specifikisht sepse janë pjesë e barabartë. Është planifikimi i ndërtimit të rrugicave, ndriçimit, kanalizimit dhe ujësjellësit. Ka shumë më pak kërkesa se sa është nevoja”, tha ajo.

Armend Behluli nga zyra për Komunitete në komunën e Gjakovës, tha se problem është gjendja e kanalizimeve, duke shtuar se nga secila drejtori kur të bëhet ndarje buxhetore një pjesë e ndan edhe për komunitetet.

“Kur kam filluar të punojë në komunë kamë bërë krekës për subvencione. As në Gjakovë nuk kemi pasur subvencione dhe çdo vit kërkojmë që të kemi rritje. Kur të planifikohet buxhet mendoj se ka mundësi për ndarje. Ne kemi arrit me bë që secila drejtori komunale të parasheh mbështetjen e komuniteteve me një shumë të vogël”, tha ai.

Sladjana Laziq, zyrtare nga komuna e Fushë-Kosovës  tha se në debatet publike ka pak pjesëmarrje nga komunitete, duke shtuar problem në këtë komunë është ndërtimi kolektiv i njësive banesorë për personat që kthehen në Kosovë.

“Përgjigja është e vogël e qytetarëve në debatet publike. Mendoj që zyra duhet të jetë më e fuqishëm që të ketë mjete dhe t’iu ndihmoj atyre që kanë nevojë. Drejtorit që kanë parë unë mund të them që një breng kur bëhet fjalë që zyrat për kthim kanë probleme”.

‘Mendoj se mungon ndërtimi kolektiv i njësive banesorë që tu mundësoj strehim atyre që kthehen. Mendoj se problemet janë të njëjta por duhet të ndahen më shumë buxhet për raste emergjente për tu dalë në ndihmë”.

Fehmi Gashi nga komuniteti rom në Fushë-Kosovë, tha se komuna në bashkëpunim më organizatat e ndryshme kanë ndërtuar afër 450 shtëpi.

“Jemi afër 1200 familje të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas që jetojmë në Fushë-Kosovë dhe 10 mijë banorë. Prej vitit 2002 deri me tash kemi ndërtuar 450 shtëpi për komunitetet në bashkëpunim me organizatat. Janë 650 nxënës të komuniteteve, kemi çerdhe. Ne mundohemi që komuniteteve t’i dalim në ndihmë”, tha ai.

Kadri Mavrja, nga Peja, tha se në këtë bashkësi janë dy kuzhina popullore nga të cilat rreth 600 persona furnizohen me ushqim.

“Jemi bashkësi e përzier me komunitete. Në atë bashkësi numri i banorëve nuk jetojnë shumë keq infrastruktura është e mirë, kemi ndriçim, kanalizime. Dua të ju njoftoj që në bashkësinë tonë lokale kemi dy kuzhina popullore, mërgimtarët e ndihmojnë kuzhinën. Nga këto kuzhina 600 persona e marrin ushqimin nga kuzhinat”, tha ai.

Përderisa Mexhat Miroci nga Peja, tha se fokusi kryesor duhet të jetë në shkollimin e komuniteteve, raporton EO.

“Unë mendoj që komuniteti më i rrezikuar është komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Për mua është shumë më rendësi që të fokusohemi tekë shkollimi. Është shumë me rëndësi që të fokusohemi tekë edukimi fillorë. Duhet të gjinden metoda që fëmijët e komuniteteve të shkollohen”.

Senda Gushani aktivist nga Gjakova, tha se është duke u folur se janë duke u kryer punë, por në realitet gjendja është ndryshe.

“Në realitet problemet janë më ndryshe, pa infrastrukturë pa rrugë pa asgjë. Thonë se është ndarë buxhet, por s’ka investime. Ka ende lagje në komunë që ende në vitin 2022 s’kanë kanalizim. Komunitetet problemet e tyre duhet t’i adresojnë në drejtorit komunale, kur nuk kanë zgjidhje nga zyra komunale për komunitet dhe kthim”.

Në fund të këtij diskutimi u dhanë rekomandime që të rritet buxheti për Zyrat për Komunitete dhe Kthim, po ashtu u kërkua që MAPL-ja të jetë monitoruese me strikte në kohën kur ndahen grandet.

Të ngjashme