Konfirmohen dy mungesa të mëdha të Zvicrës për ndeshjen me Kosovën

Prishtinë | 28 Mar 2022 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Zvicra dhe Kosova do të përballen mes vete në një ndeshje miqësore nesër.

Në prag të kësaj ndeshje, në konferencën për shtyp te “Helvetikët” sot është paraqitur selektori Murat Yakin.

Yakin mes tjerash konfirmoi se Manuel Akanji dhe Silvan Widmer nuk do të luajnë shkaku i lëndimeve.

“Do të shohim disa lojtarë të rinj në formacionin fillestar. Atyre duhet t’u jepet mundësia të tregojnë veten. Ne duam të luajmë me guxim. Jam shumë i kënaqur me javën e stërvitjes. Manuel Akanji dhe Silvan Widmer nuk do të luajnë, janë të lënduar lehtë”, tha ai.

Të dy futbollistët ishin titullarë në ndeshjen e fundit ndaj Anglisë dhe janë ndër futbollistët kryesor të Zvicrës, veçanërisht në fazën e mbrojtjes.

Ndryshe, miqësorja Zvicër – Kosovë do të zhvillohet në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih. Kjo ndeshje do të fillojë në ora 18:00

Të ngjashme