Në 24 orët e fundit, në zonën e përgjegjësisë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, në dy lokacione të ndryshme janë konfiskuar dy armë.
Rasti i parë i konfiskimit të një pistolete është raportuar në orët e pasdites të datës 10 qershor 2019, në fshatin Landovicë të Prizrenit, ku pas informacionit të pranuar për një raste rrahje në një market.
“Njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet konform zbatimit të ligjit, ku tek i dyshuari S. G. (lindur me 1969) shtetas i Republikës së Kosovës , kanë gjetur dhe kanë sekuestruar pistoletën e tipit HS tip XDM, për të cilin dyshohet se e ka ekspozuar armën në rastin e rrahjes edhe pse për të cilën dëshmohet se ka lejen përkatëse për të. Në konsultim me prokurorin e shtetit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Prokuroria e Prizrenit.
Në rastin e dytë njësitet policore kanë pranuar një informacion të besueshëm që një person në rrugën e tranzitit të vjetër në Prizren, në një kafene ka ekspozuar armën e tij.
“Njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet konform zbatimit të ligjit, ku nga i dyshuari R. Q. (lindur me 1991) shtetas i Republikës së Kosovës i cili dyshohet se armën e tij e ka pa leje përkatëse të organeve kompetente, e cila ishte e tipit EKOL SPECIAL 99 dhe dy fishekë të cal 9 mm. Në konsultim me prokurorin e shtetit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.