Konfiskohen barna në lokalet e Autoshkollës    

Prishtinë | 18 Jan 2017 | 12:51 | Nga

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me njësitë Policore në rajonin e Ferizajt kanë bërë disa bastisje dhe kanë gjetur sasi të konsiderueshme të barnave të cilat janë futur ilegalisht në Kosovë.

Siç njoftojnë zyrtarët Doganorë, në rastin e parë, aksioni ka filluar me kontrollimin e tri barnatoreve si dhe një poliklinike.

“Gjatë kontrollit në barnatore nuk janë hasur parregullsi në aspektin e taksave, derisa në podrumin e poliklinikës janë hasur sasi të konsiderueshme të barnave të cilat janë konfiskuar menjëherë. Pas numërimit janë evidentuar 597 paketime barna disa me banderola të Serbisë, të gjitha barnat e gjetura janë konfiskuar”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Aksioni tjerët është zhvilluar në një lokacionin më saktësisht tek një subjekt, i cili ka veprimtari kryesore të regjistruar si autoshkollë, për të cilën ka pasur dyshime për kontrabandim dhe strehim të mallrave, respektivisht medikamente.

“Gjatë kontrollit të këtij subjekti është gjetur një mini-depo e improvizuar për barna në tualetin e këtij lokali. Pas numërimit të sasisë totali ishte 684 paketime me barna të kontrabanduara”, thuhet në njoftim.

Totali i këtyre aksioneve ishte 1 281 paketime të zbuluara dhe të konfiskuara, në të dy rastet kompanitë janë gjobitur si dhe lëndët kanë vazhduar për hetime, derisa vlera e këtyre barnave kalon shumën prej 5 000 eurove.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

No automatic alt text available.No automatic alt text available.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme