Konfiskohen në një shtëpi mjete për matjen e narkotikëve

Prishtinë | 12 Pri 2017 | 12:01 | Nga

Policia Rajonale e Prizrenit gjatë bastisjes së një shtëpie ka gjetur dhe konfiskuar, substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një peshore digjitale e cila dyshohet se ka shërbyer për matjen e narkotikëve, tre grindura që shërbejnë për bluarjen e narkotikëve, fara të ndryshme për lëndë narkotike, një substancë e ngurtë  që dyshohet të jetë e llojit kokainë.

Sipas policisë tek i dyshuari janë gjetur edhe tri paketime të mbështjella me foli alumini, me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, dhe dy telefona.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt,

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme