Rreth 70 pajisje për prodhim të kriptovalutave janë konfiskuar dje nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, e ka konfirmuar për konfiskimin e pajisjeve të tilla.
“Mund të ju konfirmoj se rreth 70 pajisje për prodhim të kriptovalutave digjitale janë sjellë në Doganën e Kosovës. Këto pajisje janë konfiskuar nga një aksion nga Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme e më pas jemi njoftuar edhe ne si Doganë”, ka thënë Stavileci.
Ai ka bërë të ditur se pajisjet për prodhimin e kriptovalutave janë konfiskuar në fshatin Kçiq të komunën së Mitrovicës.