Konjufca pas vrasjes në Pejë: Vërtetë e papranueshme që në shoqërinë tonë të ndodhin krime të cilat kryhen nga bashkëshortët

Prishtinë | 16 Pri 2024 | 14:01 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar pas rastit të vrasjes së një gruaje sot në Pejë nga bashkëshorti i saj, raporton Ekonomia Online.

Konjufca tha se ajo që është urgjente dhe që duhet të ndodhë është konsolidimi i mekanizmave të sigurisë dhe gjyqësisë, që sipas tij, raste të tilla mos të ndodhin më.

“Mendoj që gjithmonë institucionet e sigurisë duhet të mblidhen për raste te tilla. Është, mendoj edhe kjo arsye për faktin që vetëm këtë javë i patëm dy vrasje të grave, që është tronditëse edhe e trishtueshme kur ngrihesh në mëngjes edhe dëgjon se sa ishim duke e trajtuar rastin e Ferizajt ndodh edhe rasti i Pejës. Është vërtetë e pa pranueshme që në shoqërinë tonë të ndodhin krime të tilla të cilat kryhen nga bashkëshortët ose ish bashkëshortët edhe brenda institucioneve që janë për shërbime sociale. Unë dhashë mesazhin që patjetër duhet një konsolidim më i madh i institucioneve tona të sigurisë dhe drejtësisë. Sepse shumica prej kryerësve të krimeve edhe ajo që i ndodhi Marigonës më herët, edhe ajo në Ferizaj ndodhi prej një ish bashkëshorti apo bashkëshorti i cili ka të kaluar kriminale”, ka thënë ai.

Të ngjashme