Konstituohet Kuvendi i Ulqinit, kryetari i Komunës s’do të jetë shqiptar

Prishtinë | 26 Pri 2018 | 15:52 | Nga

Sot në Ulqin u konstituua Kuvendi i ri i Komunës së Ulqinit. Kryetar i tij u zgjodh Ilir Çapuni nga radhët e Forcës, bën të ditur Malësia.

Përzgjedhjen e tij e përkrahën 30 anëtarë të koalicionit qeverisës – DPS, Forca, Koalicioni “Zgjohu Ulqin”, UDSH, SD dhe Partia Boshnjake, ndërsa abstenuan tre këshilltarë të opozitës, dy nga URA dhe një nga Partia Social-demokratike.

Kryetari i komunës, siç janë dakorduar nga koalicioni qeverisës, do të jetë nga radhët e DPS-së.

Kjo është hera e parë që kryetari i Komunës së Ulqinit nuk do të jetë nga partitë shqiptare.

Njëri nga tre këshilltarët e vetëm opozitarë, Ilir Harasani nga Lëvizja URA, për të treguar, siç shprehet ai, fundosjen e vlerave demokratike në këtë institucion, sot ishte veshur me të zeza.

”Intervistë për TV Vijesti, RTK dhe TVT sot jam veshur me të zeza sepse është ditë zije për parlamentarizëm, kanë vdekur vlerat demokratike nga 33 këshilltarë, 30 në pozitë, për herë të parë kryetari do i takojë DPS-it, sot jemi kthyer në komunizem”, kështu shkruan Harasani në një postimin e tij në fb.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme