Kontestet gjyqësore mund t`i kushtojnë Prizrenit 50 milionë euro

Prizren | 09 Jan 2018 | 09:27 | Nga

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka theksuar se ka numër të madh padish ndaj administratës komunale, të cilat mund të rezultojnë me humbje të larta monetare për pushtetin lokal, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vlera e këtyre humbjeve, sipas tij, mund të shkojë në mbi 50 milionë euro, në rast se kontestet gjyqësore nuk përfundojnë në favor të Komunës së Prizrenit.

Ai ka konsideruar se kjo gjendje kërkon masa radikale nga organet komunale me qëllim të mbrojtjes së interesit publik. Këto qëndrime Haskuka i ka shpalosur teksa ka elaboruar për gazetën rëndësinë e zgjedhjes së kryesuesit të Kuvendit të Komunës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme