100 tonë ndihma të Odës Ekonomike të Kosovës për të prekurit nga tërmeti

Durrës | 28 Nën 2019 | 18:22 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Katër maune, 4 kamionë dhe 3 autobusë mbërritën mbrëm në Shqipëri të shoqëruara nga kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në ndihmë të të prekurve nga tërmeti i datës 26 nëntor.

Ndihmat që u siguruan nga subjektet private që bëjnë pjesë në Odën Ekonomike të Kosovës përbëhen nga 100 tonë ushqime gjysmë të gatshme, produkte higjienike, veshmbathje dhe batanije.

Mes ndihmave të siguruara nga Oda Ekonomike e Kosovës ishte edhe një kuzhinë e lëvizshme dhe 100 vullnetarë me kapacitet për 10 mijë racione ushqimi të ngrohtë në ditë, për 7 ditët e ardhshme.

Kjo ndihmë u bë e mundshme edhe falë bashkëpunimit me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë të Shqipërisë dhe kërkesës për mbështetje, që kryetarja Ines Muçostepa u bëri për t’u ardhur në ndihmë të dëmtuarve nga tërmeti.

Ndihmat e ardhura nga Kosova u dorëzuan në magazinat e Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura dhe u pritën nga zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi dhe zv.ministrja e Financave dhe Ekonomisë Belinda Ikonomi.

Koçi tha se këto ndihma janë të mirëseardhura për të prekurit nga tërmeti.

Koçi ka falënderuar kreun e OEK-ut Berat Rukiqi, për këto ndihma.

Të ngjashme