Koronavirusi, numri i të vdekurve shkon në 106

Prishtinë | 28 Jan 2020 | 07:41 | Nga Ekonomia Online

Numri i vdekjeve nga koronavirusi tani ka arritur në 106, pasi rastet e infeksioneve të reja pothuajse janë dyfishuar brenda një dite, thanë autoritetet kineze.

Numri i konfirmuar i të prekurve nga ky virus në Kinë u rrit në 4,515 që nga dje, i cili sihte 2 835.

Kufizimet e udhëtimit janë rritur edhe më shumë dhe vënia e maskave në publik tani është e detyrueshme në disa qytete.

Qyteti i Wuhan është epiqendra e shpërthimit të virusit, por është përhapur në të gjithë Kinën dhe botën.

Wuhan dhe krahina Hubei tashmë janë të bllokuar për transport brenda dhe jashtë zonës.

Të hënën, autoritetet në Pekin konfirmuan që një burrë 50 vjeçar kishte vdekur – vdekja e parë në kryeqytetin kinez nga virusi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme