Kosova del e shtata në Kampionatin Ballkanik të Pingpongut për Senior

Prishtinë | 07 Sht 2023 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik të Pingpongut për Senior, i cili u zhvillua në qytetin e Albena në Bullgari, më 2 deri më 6 shtator. Kosova ka përfaqësuar dy kategori të ndryshme, atë të meshkujve dhe femrave.

Në kategorinë e meshkujve, përfaqësuesja e Kosovës ishte e përbërë nga lojtarët Kreshnik Mahmuti, Fatih Karabaxhaku, Blend Hajdari dhe Yll Dragidella, të udhëhequr nga Trajneri Besim Hajdari. Në kategorinë e femrave, ishte Lenë Osmani, Alma Mehmeti dhe Leoresa Imeri, nën udhëheqjen e Trajnerit Jeton Azizi.

Përfaqësuesja e femrave përfundoi në pozitën e 8-të në klasifikimin përfundimtar të kampionatit.

Ajo e meshkujve pati paraqitje te mirë në garat ekipore, duke shënuar dhe një fitore kundër ekipit nga Shqipëria. Kreshnik Mahmuti ka shënuar dy fitore, ndërsa Fatih, Blendi dhe Ylli kanë shënuar nga një fitore. Në fund, ekipi ynë u rëndit në pozitën e shtatë në renditjen përfundimtare.

Edhe në kategorinë e çifteve të përziera nga një fitore kanë shënuar Yll Dragidella & Leoresa Imeri, si dhe Fatih Karabaxhaku & Lenë Osmani.

Të ngjashme