Kosova dhe “Zhvillimet Rajonale”

Prishtinë | 22 Mar 2021 | 14:27 | Nga Arbnor Sadiku

Para së gjithash, duhet cekur se zhvillimi rajonal është një përpjekje e përgjithshme për të reduktuar pabarazitë rajonale, duke mbështetur (punësimin dhe gjenerimin e pasurisë/mirëqenies) aktivitete ekonomike në rajone, fuqizim të ekonomisë kombëtare;

Pabarazi rajonale është  ajo gjendje kur në mes rajoneve të caktuara kemi dallime substanciale në disa indikatorë socio-ekonomik (GDP/Capita; investime për kokë banori; niveli i papunësisë etj),  por jo vetëm këto të fundit janë indikatorët kryesor.

Zhvillimi i balancuar rajonal është procesi i uljes së dallimeve në aspekt të zhvillimit socio-ekonomik dhe cilësisë se jetës në rajone të ndryshme;

Rajonet zhvillimore sipas grupimit të komunave nga institucionet e Kosovës, përkatësisht nga Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR)-ja,  që ka përcjellë logjikën e programeve që BE-ja, aktualisht i përdor në Kosovë :

Rajoni zhvillimor qendër, rajoni zhvillimor perëndim, rajoni zhvillimor lindje, rajoni zhvillimor jug, rajoni zhvillimor veri.

Kosova përmes Ministrisë së Zhvillimit Rajonal ka hartuar politika që avancojnë zhvillimin rajonal, si : Koncept dokumentin për zhvillim rajonal,  Strategjinë për Zhvillim Rajonal 2020-2030, e hartuar me datë 26.02.2021, nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila pasqyron sfidat, problemet dhe ngecjet në Kosovë,  në fushën e zhvillimit rajonal që duhen adresuar në të ardhmen me qëllim të nxitjes së politikave të zhvillimit të barabartë ekonomik dhe përafrimit me politikat e zhvillimit rajonal, me ato të Bashkimit Evropian (BE)-së.

Vizioni dhe objektivat e  “Strategjisë së Zhvillimit Rajonal 2020-2030”, në Kosovë –

Objektiv Strategjik: 1. Koordinimi i politikave të zhvillimit rajonal; 

Në mungesë të kornizës ligjore për zhvillim rajonal në Kosovë, një ndër objektivat e dokumentit strategjik është hartimi, koordinimi dhe miratimi i politikave për zhvillim rajonal të balancuar. Në vitin e parë të zbatimit të kësaj Strategjie, do të realizohen veprimet dhe procedurat e nevojshme për hartimin e legjislacionit për zhvillim rajonal të balancuar, në koordinim dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet përkatëse dhe akterët e tjerë.

Objektivi Strategjik: 2. Zhvillim rajonal i balancuar dhe rajone të afta për konkurrencë ndër rajonale;

Zhvillimi rajonal i balancuar nuk mund të arrihet pa ngritjen e kapaciteteve të rajoneve në mënyre që të kenë një konkurrencë të mirëfilltë ndër rajonale. Është e nevojshme të ndërmerren masa  për të ngritur konkurrencën ndër rajonale në mënyrë që të arrihen nivele më të larta të produktivitetit, punësimit dhe prosperitetit.

•Objektivi Strategjik: 3. Zhvillimi i qëndrueshëm rajonal bazuar në resurse natyrore, ekonomike, kulturore dhe humane;

Shfrytëzimi i resurseve natyrore dhe ekonomike , është një prej themeleve që luan një rol thelbësor në zhvillimin ekonomik lokal dhe rajonal. Promovimi i diversitetit kulturor, resurseve natyrore dhe kapaciteteve njerëzore në funksion te zhvillimit ekonomik rajonal është i nevojshëm për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Rekomandim i BE-së, për Kosovën, është që në të ardhmen të hartohet “Ligji për Zhvillim Rajonal”, pasi që deri më tani janë hartuar : Koncept dokumenti dhe Strategjia për Zhvillim Rajonal- në fund shkurtin e vitit 2021, si dhe të hartohen GDP-të e rajoneve ekonomike zhvillimore, në kuptimin e hartimit të politikave për disapritetet  rajonale midis regjioneve ekonomike zhvillimore, të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme