Kosova do ta ketë shumë të vështirë ta përballojë rritjen e të infektuarave me Coronavirus

Prishtinë | 11 Kor 2020 | 08:27 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova do ta ketë shumë të vështirë të përballojë rritjen e fluksit të të infektuarve me Coronavirusi,  veçanërisht për personat të cilët kanë nevojë për hospitalizim.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti i tha Ekonomia Online se rritjet e rasteve po e ngarkon infrastrukturën spitalore dhe personelin shëndetësor.

Hoti kërkoi nga qytetarët që të zbatojnë rekomandimet e IKShP-së dhe MSh-së që situata të shkojë drejt qetësimit.

“Çdo rritje e numrit të rasteve pozitive me Covid-19 e ngarkon infrastrukturën spitalore dhe personelin shëndetësor”.

“Ndryshe është të veprohet me gjysmë kapacitete e ndryshe kur kërkohen edhe vullnetar që të mobilizohet stafi për t’i dalë në ndihmë qytetarëve për hospitalizim”.

“Në këtë fazë është e rëndësishme të zbatohen masat që situata të shkoj drejt qetësimit”, ka thënë Hoti.

Me tej, Hoti tha se nëse qytetarët dhe bizneset respektojnë rekomandimet, atëherë do të jetë më e lehtë parandalimi i pandemisë, raporton EO.

“Të shohim një rënie të rasteve, sepse nëse vazhdon ky trend Kosova do ta ketë shumë më të vështirë që të përballojë rritjen fluksit që rezultojnë pozitiv e më e keqja atyre që kanë nevojë për mjekim”.

“Rëndësia më e madhe duhet ti jepet zbatimit të masave, distanca fizike, bartja e maskave dhe higjiena personale”.

“Nëse qytetarët i zbatojnë këto bashkë me institucionet e bizneset mund të parandalohet rritja e rasteve”, u shpreh Hoti.

Të ngjashme