Kosova, e para sa i përket ujit alkalin

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Uji alkalin, që njihet si ujë me benefite të shumta për organizëm, tashmë është në treg në Kosovë si një produkt unik jo vetëm për Kosovë dhe regjion por edhe në Evropë.

Uji Alkalin ka përmbajtje molekulare më të vogël e cila e bën më të lehtë për trupin ta absorboj atë dhe arrin të hidratohet në mënyrë më efektive krahas ujit të përditshëm të rubinetit apo ujit të ambalazhuar.

Për të dalluar ujin Alkalin, ju mund ta kuptoni nga matësi i aciditetit të një solucioni “pH”, me ç’rast uji Alkalin Active+ ka vlerën e pH mbi 9 ndërsa vlera neutrale e ujit është 7 pH: kur indeksi është më i ulët solucioni është acid.

Për të dalluar ujin Alkalin, ju mund ta kuptoni nga matësi i aciditetit të një solucioni “pH”, me ç’rast uji Alkalin Active+ ka vlerën e pH mbi 9 ndërsa vlera neutrale e ujit është 7 pH: kur indeksi është më i ulët solucioni është acid.

Numri pH shpreh përqendrimin e joneve të hidrogjenit në çdo solucion pasi që niveli i aciditetit të lëngjeve ka efekt të rëndësishëm në qelizat e trupit tonë, metabolizmin tonë.

Antioksidantë i fuqishëm

Një nga benefitet e ujit Alkalin Active+ është aftësia për të pastruar toksinat në organizmin tonë, toksina të cilat mund të shkaktojnë sëmundje. Sigurisht të hash një dietë të shëndetshme me shumë fruta dhe perime është gjithashtu e rëndësishme mirëpo konsumi i këtij uji në doza të shëndetshme është themel i detoksifikimit.

Balancon nivelin e pH në organizmin tuaj 

Kur trupi juaj ka aciditet më të lartë se zakonisht, sistemi imunitar duhet të punoj akoma më shumë për të mbajtur nivelin e aciditetit në vlera neutrale dhe gjatë procesit për të neutralizuar aciditetin krijohet stres në funksione tjera imunitare. Uji Alkalin Active+ me vlerën mbi 9pH ndihmon në neutralizimin e aciditetit në organizmin tuaj.

Ndihmon në humbje peshe 

Uji Alkalin Active+ është i dobishëm për ata që duan të humbin peshë. Si rezultat i ngrënies së ushqimeve të shpejta trupi ynë krijon më shumë qeliza yndyrore për të neutralizuar nivelin e acidit në organizëm që rezulton në shtim peshe të padëshiruar.

Pirja e ujit Alkalin Active+ ndihmon ndjeshëm në humbjen e peshës sepse ruajtja e yndyrës është reduktuar dhe humb peshë më lehtë se sa një organizëm me nivel më të lartë të aciditetit.

Forcon sistemin imunitar 

Përfitimet e ujit Alkalin Active+ janë thelbësore për shëndetin afatgjatë pasi që promovon gjithashtu edhe eliminimin e mbeturinave që përmbahen në nyjet limfatike, neutralizon radikalet e lira që ndihmon ndjeshëm në përmirësimin e sistemit imunitar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme