Kosova gati për ndeshjen historike

Prishtinë | 25 Mar 2019 | 20:43 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Tashmë gjithçka është gati për ndeshjen e parë kualifikuese të Kosovës për EURO 2020.

Që nga orëet e herëta të mesditës qytetarët anë e mbanë Kosovës, por edhe nga diaspora filluan të mbedheshin para stacionit Fadil Vokrri në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Përveq qytetarëve, të entuizazmuar ishin edhe fytyrat publike nga skena politike dhe ajo artistike.

Ish presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu tha për Ekonomia Online se është shumi emocionuar për këtë ngjarje historike dhe pret të paktën dy gola.

“Po mendoj se sikur kanë luajtur deri tash këta djalosha, gëzim I madh për qytetarët e Kosovëes, dhe mendoj se kjo ekipë ka të ardhme të jashtëzakonshme. Prandaj unë uraoj që të kenë edhe fat se loja e do edhe fatin, por të kenë edhe një lidhje kaq të ngushtë emocionale, shpirtërore, dhe të artit të lojës se futbollit. Besoj cdo qytetar I kosovës e ka një gzim të veqantë per këtë lojë kaq të bukurqe tash jemi anëtar të një mekanizmi të fuqishëm evropian. Besoj që mund të ketë së paku 2 gola“

Ndërsa reperi I njohur Arian Agushi (Gold Ag), tha për Ekonomia Online se gëzohemi sa herë që dicka ka të bëjë më Kosovën edhe Shqipërinë.

“Është ndjenjë e pa përshkrueshme sa herë që ka të bëjë me Kosovë edhe shqipëri, presim fitore prej Kosovës. Për rezultatin nuk e di se nuk jam evlija, por inshallah fitojna. “         

Ndërkaq, qytetarët kosovarë u shprehën të lumtur për mundësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në Euro 2020, teksa u shprehën optimistë për fitoren e ekipit kosovar.

 Të shumtë ishin edhe ata që udhëtuan nga Evropa për të parë këtë ndeshje.

 Hamdi Kosumi ka ardhur nga Zvicra per të parë ndeshjen mes Kosovës e Bullgarisë, ndërsa thotë se sot ka lënë punën anash për të qenë pjesë e këtij gëzimi.

Edhe Jakup Hasani ka ardhur nga Suedia me shpresën se do shikojë fitore të Kosovës.  


Të ngjashme