Ekonomia Online
FUNDIT

Kosova ka rast për t’u kualifikuar në Eurobasket, në grup me Luksemburgun dhe Britaninë

Kosova ka rast për t’u kualifikuar në Eurobasket, në grup me Luksemburgun dhe Britaninë

Pas përfundimit të raundit të dytë të fazës para-kualifikuese për Eurobasket 2021, skuadrat lidere të secilit grup kanë vazhduar tutje, pra e kanë siguruar vendin në kualifikime. Dy ekipet e fundit të grupeve tani janë sistemuar në grupe të tjera dhe kështu e kanë fituar edhe një shans për të siguruar një vend në kualifikimet […]

Pas përfundimit të raundit të dytë të fazës para-kualifikuese për Eurobasket 2021, skuadrat lidere të secilit grup kanë vazhduar tutje, pra e kanë siguruar vendin në kualifikime.

Dy ekipet e fundit të grupeve tani janë sistemuar në grupe të tjera dhe kështu e kanë fituar edhe një shans për të siguruar një vend në kualifikimet për Eurobasketin që do të mbahet pas dy viteve.

Kosova si e treta në Grupin B tashmë është sistemuar në Grupin G së bashku me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe.

Raundi i tretë i parakualifikimeve për Eurobasket 2021 do të zhvillohet prej 3 deri më 21 gusht.

Fituesi i grupit do ta sigurojë një vend për në kualifikime për Eurobasket 2021.

Orarin e Përfaqësueses së Kosovës mund ta gjeni më poshtë:

3 Gusht 2019: Luksemburgu – Kosova

7 Gusht 2019: Kosova – Britania e Madhe

14 Gusht 2019: Kosova – Luksemburgu

17 Gusht 2019:  Britania e Madhe – Kosova.

Të ngjashme