Kosova nuk pranohet në Unionin Transmetues Europian (EBU), mbetet jashtë Eurosongut

Prishtinë | 28 Qer 2019 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Unioni Transmetues Europian (EBU) nuk e ka pranuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim.

Mes tjerash, kjo nënkupton që Kosova  nuk do të mund të marrë pjesë në garën e Eurosongut për vitin 2020.

Arsyeja kryesore pse Kosova nuk mund të bëhet anëtare e EBU-së me të drejta të plota është për faktin se vendi ynë nuk është anëtar i Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikimeve.

Bordi gjeneral sot në Oslo votoi për ndryshimin e statutit të EBU-së që do t’ia mundësonte anëtarësimin edhe atyre vendeve të cilat nuk janë anëtare të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikimeve.

Mirëpo, ky propozim nuk kaloi.

Më 673 vota “kundër” dhe 400 vota “për” u pamundësua ndryshimi i statutit dhe kësisoj Kosova mbeti jashtë Eurosongut edhe për një vit.

Të ngjashme