Kosova përfshihet nga “dimri i vonuar”, vështirësohet qarkullimi

Prishtinë | 28 Shk 2020 | 13:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Reshjet e dendura të dëborës që kanë përfshirë sot vendin kanë vështirësuar qarkullimin nëpër rrugë, raporton Ekonomia Online.

Policia e Kosovës apelon për të gjithë shoferët që të kenë kujdes të shtuar për shkak të të reshurave.

Ndërkohë nga Ministria e Infrastrukturës ende nuk ka ndonjë njoftim për gjendjen e rrugëve në Kosovë.

Kurse, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se për shkak të motit të rënduar është ndërprerë ndeshja futbollistike ndërmjet Ferizajt dhe Llapit.

Ekonomia Online sjell disa pamje nga kryeqyteti, ku në mesditën e së premtes filluan reshjet e dendura të borës.

Reshjet në këtë fund shkurti janë mëse të mirëseardhura pasi do të mbushin sadopak liqenet akumuluese të ujit, pas një dimri të thatë.

Të ngjashme