Kosova përfundon në vendin e dytë në turneun e veteranëve “Master Cup Antalia 2022”

Prishtinë | 26 Tet 2022 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Në kompleksin turistik “Kremlin Palace”, për tre ditë rresht, u zhvillua turneu ndërkombëtar i veteranëve në futboll  “Master Cup Antalia 2022”.

Kombëtarja e Kosovës luajti në finalen e kësaj gare, ku u ballafaqua me ekipin irakian, Irak El Ambra.

Ndeshja përfundoi baras 0-0 në kohë të rregullt, kurse me të saktë nga pika e bardhë ishin irakianët ku triumfuan me rezultat 4-3. Për “Dardanët” në penalti shënuan: Synaj Keçi, Faruk Statovci dhe Isa Sadriu, ndërsa dështuan Denis Isaja dhe Daut Geci. Krejt në fund, Kosova u nderua me çmimin e vendit të dytë, teksa Naser Prapashtica fitoi trofeun si portieri më i mirë i turneut.

Të ngjashme