Kosova rrëmben pikën e parë në Grupin I (Video)

Prishtinë | 05 Sht 2016 | 22:46 | Nga

Kosova e ka nisur më të mirën fazën eliminatore për Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Përfaqësuesja e Kosovës bëri debutim historik në kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018” në ndeshjen ndaj Finlandës, sfida e parë kjo në Grupin I.

Të përzgjedhurit e Albert Bunjakit, dhuruan paraqitje fantastike ndaj Finlandës në “Veritas Stadion”, ku ishin të pranishëm shumë shqiptarë.

Minutat e para të ndeshjes dominoi Kosova, me Berishën që kishte një mundësi të artë dhe Paqaradën që dridhi shtyllën e kundërshtarit.

Menjëherë pas këtyre rasteve dhe dominimit të Kosovës, vendasit shënuan për 1:0. Pas një harkimi nga këndi, më së miri në zonë u gjend Paulus Arajuuri, i cili shënoi për 1:0 në minutën e 18-të.

Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Kosova filloi sërish ta dominojë ndeshjen, dhe arritën deri të goli në minutën e 59-të. Valon Berisha shënoi nga pika e bardh për rezultatin përfundimtar 1:1, pasi edhe përkundër se kishte shumë minuta deri në fund, rezultati mbeti ai i minutës së 59-të.

Me këtë barazim Kosova merr pikën e parë në Grupin I.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme