Kosova synon fitoren e dytë në parakualifikimet për Kupën e Botës

Prishtinë | 25 Shk 2024 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës në basketboll, sot do ta synojë fitoren e dytë në kuadër të parakualifikimeve evropiane për FIBA Kupën e Botës 2027.

Kundërshtarin e dytë “Dardanët” do ta kenë Azerbejxhanin.

Loja do të zhvillohet në ora 11:00, në Baku, sipas kohës tonë lokale.

Të enjten e kaluar, Kosova mundi Irlandën me rezultat 83:75, në ndeshjen e parë.

Ekipi i kombëtarës duket i kompletuar, pas stërvitjeve të zhvilluara gjatë së shtunës.

Të gjithë basketbollistët janë në dispozicion për ndeshjen e sotme.

Të ngjashme