Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka njoftuar se Kosova do ta ketë urën më të gjatë në rajon.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Lekaj ka shkruar se ura më e gjatë në rajon, prej 7 kilometrave, tashmë ka filluar ta marrë formën e saj.
Kjo urë është duke u ndërtuar nga kompania amerikano-turke, “Bechtel&Enka”, raporton Insajderi.
“Dinamika e punëve po na bënë me besu që Autostrada “Arbën Xhaferi” do të përfundojë me shpejtë se sa është planifikuar”, ka shkruar Lekaj, ndër tjera.