Kosovarët ankohen për Policinë e Shqipërisë: Po gjobiten vetëm ata me targa RKS

Prishtinë | 15 Gus 2020 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Situata me koronavirusin ka bërë që kosovarët ta kenë Shqipërinë alternativë të vetme për t’i kaluar pushimet verore.

Mirëpo, shtetasit e Kosovës po ankohen se në bregdetin shqiptar, policia po i dënon ata në formë selektive.

Një qytetar ka shkruar në “Joq Albania”, se në Shëngjin, në vendin e njëjtë të parkimit, dënohen veturat me targa “RKS”, dhe jo ato me targa të Shqipërisë.

“Ne shengjin se si policia denon vetem kosovaret ndersa ato me tabela te Shqiperise edhe pse ne te njejtin vend nuk i ve gjobe”, ka shkruar ky qytetar.

Të ngjashme