Kosovës i dhurohen 12 mijë testime për Coronavirus

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 14:33 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka pranuar një donacion prej 12 mijë testime për Coronavirus, raporton Ekonomia Online.

Lazim Destani, që është përfaqësuesi i “Ecolog”-ut, Remzi Ejupi nga “Eurokoha” dhe Nazmi Viqa nga “Abbruch AWR”, kanë dorëzuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike 15 mijë teste për prej tyre 12 mijë do të jenë për Kosovën, 2 mijë do të jenë për Maqedoninë e Veriut dhe 1 mijë për Luginën e Preshevës.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, deklaroi se ky donacion ka qenë i nevojshëm për vendin në këtë kohë pandemie, e sidomos për qytetarët që të bëhen sa më shumë testime.

Zemaj falënderoj të gjithë profesionistët të cilët po punojnë pa nderprerë në luftimin e pandemisë.

“Sot kam kënaqësinë që e pranojmë një donacion të nevojshëm për qytetarët e Kosovës. Numri është shumë i kënaqshëm për momentin edhe pse nevojat janë ditore, por ju kisha lutë që kur drejtohen pyetje kuptoni që janë disa aspekte që janë sensibilizim dhe që mund t’i ndajnë vetëm profesionistët”.

“Falënderimi shkon për heronjtë dhe profesionistët që po ë bëjnë të pamundësohen për luftimin e pandemisë”, u shpreh Zemaj.

Lasim Destani tha se ndjehet i kënaqur që pati mundësi ta siguroi këtë donacion në Kosovë.

Ai potencoi se kjo përfshinë 15 mijë testime, prej tyre 12 mijë në Kosovë, 2 mijë për Maqedoni  dhe 1 mijë në Preshevë.

“Është kënaqësi që sot jam këtu, ne sot po vijmë nga Gjermania dhe bashkë me kolegët e mi bashkërisht e morëm këtë iniciative se më e nevojshme do të ishte të ndihmohet me testime sepse është vështirë të sigurohet dhe ne edhe para një muaj këtë iniciativë e kemi marr me ish-ministrin Vitia dhe sot dorëzojmë këtë donacion ku përfshihen 15 mijë teste 12 mijë për Kosovë, 2 mijë për Maqedoni  dhe 1 mijë në Preshevë”, tha Destani.

Të ngjashme