Bernard Kouchner është një politikan francez, në të shkuarën ka qenë ministër shëndetësie dhe ministër i punëve të jashtme. Në vitet 1999-2000, ka pasur postin e kryeadministratorit të Kosovës.
Ai vjen në një intervistë ekskluzive për emisionin “Opinion” në TV Klan.
Ju u kthyet përsëri në rajon, por kësaj radhe në Kosovë. Cila ishte përshtypja juaj e parë me të mbërritur në atë vend dhe takimi i parë me kosovarët?
Kouchner: Kosova është një tjetër histori. Unë në Kosovë kam qenë i dërguar nga Kombet e Bashkuara për 2 vjet. Ajo ishte një lufte për çlirim sigurisht, por shumë e veçantë, sepse shqiptarët e Kosovës donin të ishin të lirë, të mbronin kulturën e tyre, të kishin akses në botën moderne, në edukimin modern dhe kjo qe mjaft e vështirë, sepse në Bosnjë flitej e njëjta gjuhë, flitej serbisht. Të dyja komunitetet serbo-kroate dhe myslimane në Bosnjë njiheshin, shkonin në shkollë bashkë. Ndërsa në Kosovë ishte një ndarje e plotë, njerëzit nuk flisnin serbisht, flisnin shqip dhe jetonin në anën e tyre. Vetëm në Beograd kur ndiqnin studimet, vetëm aty bashkoheshin, ndërsa në Kosovë jetonin të ndarë. Ne jemi përpjekur që të krijojmë shkolla mikse ku të mësohej shqip dhe serbisht. Kjo ka qenë një betejë e vështirë dhe e pamundur. Vetëm një shkollë e fshehur dukej sikur funksiononte dhe ne nuk e vizitonim, kështu kisha vendosur, por i lamë të bashkëjetonin të dyja komunitetet. Ishte vërtet e vështirë dhe në atë kohë ishte UÇK. UÇK luftonte për çlirimin e Kosovës që përshkruhej në perëndim si një grup njerëzish të egër. Duhet kuptuar që Franca kishte një marrëdhënie të veçantë me Serbinë. Franca dhe Serbia ishin shumë të lidhura, ushtria franceze kishte një numër të konsiderueshëm serbësh, jugosllavësh në atë epokë. Dhe jugosllavët për Francën ishin njerëz të hapur ndaj botës, ishte një komunizëm më i butë dhe më i hapur, më të lirë. Unë kam qenë me studentë komunistë dhe sikurse jua thashë kam qenë anti-stalinistë. E pata vizituar Jugosllavinë në vitet ’60 dhe më dukej mirë.
Nuk mund ta mendoja kurrë që serbët dhe kroatët do të luftonin me njëri-tjetrin, i përkisnin republikës socialiste jugosllave. Më pas pamë që realiteti ishte ndryshe. Në Kosovë lufta qe e ashpër, në Kosovë lufta ishte më e egër. Ishin milicët serbë që vrisnin dhe ushtria e kosovarëve dhe 1 milion njerëz që largoheshin nga vendi i tyre për të ardhur tek ju, disa shkuan në Maqedoni apo në Mal të Zi për t’u strehuar pasi i shpëtuan barbarizmave dhe vrasjeve të milicisë serbe. Pra, kishte dy zgjidhje, ose do të arrinim njëfarë marrëveshjeve dhe t’i linim të bashkëjetonin kosovarët dhe serbët ose duheshin ndarë nga njëri-tjetri. lufta qe e mizore dhe urrejtja mjaft e egër. Pas disa vitesh tentativash, unë personalisht, brenda një muaji apo dy u binda që nuk ishte e mundur bashkëjetesa. Ndryshimet kulturore, kulturore ishte një emër për të maskuar divergjencat familjare, luftërat, përplasja qe shumë e fortë. Kosovarët nuk donin t’i lejonin që serbët të ktheheshin. Racizëm të theksuar i karakterizonte ta dyja palët. Duhet përmendur edhe influenca e Perandorisë osmane, për 4 shekuj. Me pak fjalë komuniteti ndërkombëtar vendosi se ndarja qe zgjidhja më e mirë, por aspak e thjeshtë. Unë kam qenë më afër kulturës serbe sesa për kosovarët.
Kam punuar 2 vjet në Kosovë, por kurrë nuk më ka ftuar një familje kosovarësh. Vetëm një herë ndodhi, ajo quhej Mimoza, ishte dentiste, edhe i shoqi po ashtu.
Edhe një herë më ka ftuar Hashim Thaçi. Nuk ka qenë aspak e lehtë. Ne vendosëm se ishte më mirë që t’i ndanim nga njëri-tjetri. Bashkimi evropian është zgjeruar goxha dhe në bashkimin evropian ka një Serbi, një Kroaci dhe Kosova mund të krijonte federatat që donte, ky ishte vizioni ynë i bukur. Krocia është tashmë pjesë e Evropës së bashkuar. Serbia duhet të hynte. Kosova ndoshta, ju gjithashtu, por Evropa nuk po shkon mirë.