Koulibaly mungon ndaj Barcelonës

Prishtinë | 24 Shk 2020 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Napolit do të jetë pa qendërmbrojtësin Kalidou Koulibaly për ndeshjen kundër Barcelonës, kanë raportuar të hënën mediumet italiane.

Koulibaly nuk është përfshirë fare në ekip për shkak se nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimi që po e mbanë tashmë disa javë jashtë fushës.

Dueli mes Napolit dhe Barcelonës luhet të martën prej orës 21:00 në stadiumin “San Paolo” dhe i takon 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Koulibaly këtë edicion ka 21 paraqitje në të gjitha garat me Napolin.

Të ngjashme