KPK kërkon mbi 11 milionë euro shtesë në buxhetin e vitit 2027

Prishtinë | 15 Qer 2026 | 11:30 | Nga Ekonomia Online

Këshilli Prokurorial i Kosovës(KPK) ka miratuar më 7 vota për kërkesën buxhetore për vitin 2027 dhe vlerësimet e hershme për vitin 2028-2029, raporton Ekonomia Online.

Zëvendëskryesuesi i KPK-së, Dardan Vuniqi ka prezantuar kërkesën buxhetore për vitin 2027 për këtë institucion.

“Për strukturat administrative. Shtesat për funksionin shtesë, shpenzimet e kujdestarisë për prokurorë dhe staf të cilat janë imediate, shtesat tranzitore, shtesat për kushtet e tregut të punës, shtesat për performancën, shtesat për punën me orar të papërcaktuar dhe shtesat jashtë orarit. Si dhe janë të përfshira pagat për 185 pozita të kërkuara për këtë vit. Mjetet e nevojshme në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve janë të kërkuara si në vijim për të mbuluar shpenzimet për ekspertiza gjyqësore dhe shpenzimet për avokatë dhe ndërmjetësues, shpenzimet për mirëmbajtjen e objekteve përfshirë këtu objektin C të Pallatit të Drejtësisë që ka qenë në përgjegjësinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme që nga viti 2025 dhe kjo përgjegjësi tashmë është bartur tek Këshilli Prokurorial i Kosovës”, tha ai.

“Mjetet e nevojshme për investimet kapitale, mjetet shtesë të kërkuara për kategori janë mjetet për të mbuluar kryesisht projektet kapitale: ndërtimi i objektit për Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe Prokurorinë e Apelit, ndërtimi i objektit të Prokurorisë Themelore në Prizren, ndërtimi i objektit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, si dhe avancimi dhe funksionimi i pajisjeve harduerike dhe softuerike për tërë sistemin prokurorial të Kosovës.

Buxheti i aprovuar dhe numri i stafit në të gjitha kategoritë ekonomike për vitin 2027 është si në vijim: 969 pozita. Pagat dhe shtesat janë 14,598,523 euro, mallrat dhe shërbimet janë 3,694,759 euro, shpenzimet komunale janë 299,116 euro, shpenzimet tjera kapitale janë 2,534,501 euro, subvencionet dhe transferet janë 14,400 euro. Pra gjithsej buxheti i aprovuar për vitin 2027 është 21,141,298 euro”, shtoi ai.

Ai tha gjithashtu se është planifikuar që numri i stafit të rritet nga 969 në 1150.

“Ndërsa ai i planifikuari është ky si në vijim: numri i stafit nga 969 të bëhet në 1,150. Pagat dhe shtesat për të mbuluar janë gjithsej 17,766,133 euro, mallrat dhe shërbimet 4,809,560 euro, shpenzimet komunale gjithsej 299,116 euro, shpenzimet kapitale pas ndryshimeve dhe kërkesave për ndërtimin e objekteve të reja janë 9,395,000 euro dhe subvencionet e tjera mbeten të pandryshuara 14,400 euro.

Pra, rrjedhimisht, numri i stafit të planifikuar është 181 pra që të ketë rritje këtij stafi prej 18.68%. Pagat dhe shtesat të shtohen 3,167,610 euro, 21.70%, mallrat dhe shërbimet 1,114,800 euro, shpenzimet komunale të mos ndryshojnë dhe shpenzimet kapitale të shtohen 6,860,500 euro. Rrjedhimisht, raporti për buxhetin e aprovuar dhe të parashikuar të planifikuar për vitin 2027 të ketë ngritje me kërkesën buxhetore prej 11,142,911 euro nga ai që është i planifikuar deri më tani”, tha ai.

Kurse, kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi përmendi disa investime që janë të domosdoshme për funksionimin e zyrtarëve gjyqësorë sidomos në Pallatin e Drejtësisë, ku sipas tij mungojnë klimat në hapësirat e punës dhe se kjo për stinës e verës po paraqet problem.

“Andaj, po duke u dukur ato që ceket dhe infrastruktura, sot kemi kolegë tanë që punojnë në Pallatin e Drejtësisë, sot në këtë ditë të nxehtë, ata kanë temperatura mbi 30 gradë në zonat e tyre të punës, ku asgjë nuk punon, për sa kohë mund të korrigjojmë kushtet e saj. Është e varfër puna, kështu që, kjo është e vështirë, është esenciale pra, edhe vitin e ardhshëm. E të tjera, pikërisht mungesë të asaj që ceket më parë, kushtet elementare për punë. Kështu që, sot ta kesh një klimë në zyrën tënde për punë është nevojë elementare dhe jo luks”, tha Gashi.

“Natyrisht, gjithmonë pra, në natyrën sipërfaqësore, pikërisht në mungesë të këtyre kushteve, por besoj që të njëjtat do t’i adresojmë shpejt dhe do të gjejnë zgjidhje, nga ata që kanë autoritet, ata që na ofrojnë kushte të mira të punës sepse dihet që si shpërblehet e gjithë kjo. Pra, e gjithë kjo lidhet me atë që quhet buxhet, andaj dhe planifikimi jonë është pikërisht në atë aspekt që të kemi pra kushtet më të mira të punës, në mënyrë që të ofrojmë shërbime më të mira”, shtoi Gashi.

Të ngjashme