KPK konfirmon pesë kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit

Prishtinë | 19 Qer 2026 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka konfirmuar me gjashtë vota për dhe një kundër listën e kandidatëve që kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, raporton Ekonomia Online.

Kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, tha se lista e kandidatëve është miratuar pas shqyrtimit të aplikimeve të pranuara në konkursin që u mbyll më 10 qershor.

“Me gjashtë vota për dhe një kundër u konfirmua lista e kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit”, tha Gashi.

Pesë prokurorë janë konfirmuar si kandidatë për këtë pozitë.

Sipas renditjes, për Kryeprokuror të Shtetit kanë aplikuar:

Atdhe Dema – Prokuror në Departamentin për Hetimin e Terrorizmit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës;

 Naim Abazi – Prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës;

Rafet Halimi – Prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës;

Shqipdon Fazliu – Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit;

Zejnullah Gashi – Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Të ngjashme