KPK shpall konkurs të brendshëm për tre prokurorë

Prishtinë | 24 Tet 2017 | 16:05 | Nga

Është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj.

Gjatë këtij takimi, anëtarët e KPK-së, kanë diskutuar dhe aprovuar kërkesën e koordinatores Nacionale të Zgjedhjeve, prokurores Laura Pula, për kompensimin e prokurorëve dhe stafit mbështetës që janë angazhuar në kuadër të projektit strategjik për mbrojtjen e votës, për zgjedhjet lokale të datës 22 tetor 2017, si dhe për balotazhin e datës 19 nëntor 2017 për kryetar të komunave.

Anëtarët e Këshillit Prokurorial kanë marrë vendim për shpalljen e konkursit të brendshëm për tri pozita, për avancim të prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, pasi që në këtë prokurori ka mungesë të prokurorëve.

Si pikë e fundit e rendit të ditës që u diskutua dhe aprovua nga anëtarët e KPK-së, ishte raportimi i kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, dhe kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, për periudhën tremujore prill- qershor 2017.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme