KQZ në Shqipëri: Afati i regjistrimit të listave skadon sot

Prishtinë | 29 Pri 2017 | 13:52 | Nga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur poshtë pretendimin e Partisë Demokratike për skadimin e afatit të dorëzimit të listave të kandidatëve. Zyrtarisht, KQZ njoftoi se data e fundit është 29 prilli.

“KQZ sqaron opinion publik se në bazë të nenit 67 të kodit zgjedhor afati i regjistrimit është jo më vonë se 50 para datës së zgjedhjeve.

Afati 50 ditë, para datës së zgjedhjeve korrespondon me datën 29 prill 2017. Partitë politike duhet të depozitojnë listat shumë emërore 50 ditë para, duke përjashtuar datën e zgjedhjeve. Kjo praktikë është ndjekur edhe në zgjedhjet e mëparshme”, deklaroi zëdhënësja e KQZ-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme