Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) ka mbajtur takim pune me Zyrtarët Ekzekutivë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve (ZEKKZ), ku u diskutuan çështje të rëndësishme që ndërlidhen me organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Në këtë punëtori, temë qëndrore ishte diskutimi i përvojave dhe çështjet e ndërlidhura me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 7 qershor 2026.
Gjatë këtij takimi, të mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, u trajtuan sfidat me të cilat është përballur niveli lokal gjatë fazave të ndryshme të përgatitjes dhe organizimit të procesit zgjedhor, si dhe në zbatimin e planit të aktiviteteve zgjedhore të miratuar nga KQZ.
Gjithashtu, u vlerësua rëndësia e adresimit të çështjeve të ndryshme të ndërlidhura me procesin zgjedhor dhe e ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme për përmirësimin e mëtejshëm të procedurave dhe praktikave gjatë organizimit të zgjedhjeve.
Në punëtori u prezantuan rekomandimet konkrete të ZEKKZ-ve nga procesi i fundit zgjedhor, të cilat përfshijnë një sërë masash për përmirësimin, standarizimin dhe rritjet e efikasistetit të procesit zgjedhor nga Qendrat e Votimit, Këshillat e Vendvotimeve, trajnimet dhe Qendrat Komunale të Numërimit, deri te komunikimi ndërinstitucional, menaxhimi i materialit zgjedhor dhe mbështetja teknologjike. Qëllimi kryesor i këtyre rekomandimeve është krijimi i kushteve më të mira për funksionimin e organeve zgjedhore në nivel lokal.
Po në këtë punëtori, u prezantua edhe dokumenti i miratuar në mbledhjen e KQZ-së të mbajtur më 24 shtator, me titull: “Analizë e votave me asistencë – zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 7 qershor 2026”.