KQZ e konfirmon: Kandidati serb për zgjedhjet në veri është tërhequr më 2 dhjetor

Prishtinë | 05 Dhj 2022 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Është tërhequr nga gara kandidati i vetëm serb për zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut, Aleksandër Arsenijeviq.

Për këtë Gazeta Blic raportoi gjatë ditës së sotme e ku zëdhënësi i KQZ Valmir Elezi ka konfirmuar tërheqjen e tij nga gara për zgjedhjet e 18 dhjetorit.

“Mund t’ua konfirmoj se më 2 dhjetor 2022, brenda afatit ligjor të vendosur nga KQZ-ja për tërheqjen e subjekteve politike, kemi pranuar njoftimin për tërheqjen e kandidatit të Iniciativës Qytetare “Srpski Opstanak”, Aleksandar Arsenijevic, nga gara për kryetar komune në Mitrovicën e Veriut.

Në arsyetimin me shkrim që kemi pranuar, ai ka tërhequr kandidaturën e tij “me vullnet të lirë”.

Të ngjashme