KQZ-ja diskuton për koston e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare e lokale, kjo është kosto e planifikuar

Prishtinë | 15 Mar 2024 | 11:37 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka diskutuar të premten për koston e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare e lokale, në të cilën u vendos që kostoja totale e planifikuar për zgjedhjet parlamentare vetëm për angazhim të stafit për vitin 2025 të jetë prej 4 milionë e 381 mijë euro.

“Për zgjedhjet parlamentare për nevoja të KQZ-së dhe sekretariat brenda që është profesional, janë 234. Për nevoja të QKN dhe KKZ-së janë 516 dhe si trupa menaxhues të zgjedhjeve janë 23 mijë 180 persona. Pra në tërësi për zgjedhjet parlamentare planifikohet të angazhohen 23 mijë e 930 staf apo personel. Kostoja totale e planifikuar për zgjedhjet parlamentare vetëm për angazhim të stafit për vitin 2025 e kap shifrën prej 4 milionë e 381 mijë euro”.

“Ndërsa për zgjedhjet lokale ku përfshihen zgjedhjet për kryetarë komune, e për kuvend komunal dhe raundi i dytë numri total i stafit, do të jetë 23 mijë e 920, derisa kostoja e saj është dyfishi. 8 milionë e 715 mijë euro. Kostoja totale e planifikuar është 13 milionë euro”.

Të ngjashme